OTTVIDEO - InAria Networks

InAria Networks është një kompani angleze e cila ka zhvilluar një routing protokoll të quajtur OTTvideo që realizon distribucionin e videove profesionale mbi rrjetin e zakonshëm publik. Ky protokoll praktikisht “pastron” kongjestionin dhe paqëndrueshmërinë e internetit të zakonshëm me qëllim distibucionin e besueshëm të videove profesionale me cilësi HD(High Definition). Më tepër informacion rreth kësaj patente mund të gjeni në http://inaria.me/ottvideopatent.pdf.

Këtë shërbim mund ta përdorin:
- Prodhuesit e kontentit
- Broadcasters
- BusinessToBusiness Live CDN

Është një teknologji e shpejtë, e thjeshtë, shumë më fleksibël se mënyrat tradicionale dhe satelitore.

Kontributi i Starnet në këtë marrëdhënie bashkëpunimi është në ndërtimin, monitorimin, mirëmbajtjen dhe troubleshoot remote të routerave të personalizuar Ottvideo, mbi bazën e të cilëve ngrihen tunelet ku trasmetohen stream në UDP.

Për më tepër informacion vizitoni www.inaria.me.

Wi-Fi Management

A dëshironi edhe ju të keni në ambientin tuaj një Wi-Fi mikpritës? Një sistem të personalizuar që i uron një mirëseardhje të ngrohtë klientëve tuaj? Për këtë mund t’ju asistojë Starnet.

Personalizoni dhe menaxhoni klientët e barit/restorantit/hotelit tuaj me Starnet Wi-Fi Management Platform. Ofrojini klientëve tuaj një mundësi inovative, mikpritëse dhe vetudhëzuese se si të lidhen në Wi-Fi. Nuk ka rëndësi se cili është provideri juaj i linjës së Internetit.

Ne ju ofrojmë Welcome Portal me 3 opsione.
Intro Page është faqja e parë që shohin përdoruesit kur lidhen me rrjetin Wi-Fi. Pamja e ekranit mund të përmbajë video nga YouTube, kod të personalizuar ose anketim.

A) YouTube
Ju mund të zgjidhni të shfaqni video nga youtube si background. Koha e shfaqjes është plotësisht e përcaktuar dhe mund të kalohet (skip) nga përdoruesi.

B) Imazhe statike ose dinamike
Mund të jenë imazhe të ambientit tuaj, imazhe promocionale osenga evente të veçanta që shfaqen me një kohë të përcaktuar.

C) Background URL të personalizuar
Imazhe që merren nga Flickr bazuar në vendndodhjen e hotspotit.

Ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me kompaninë italiane HSNM.

Vodafone WiFi - Universities

Starnet ka qenë kompania nënkontraktore e cila nën kujdesin dhe sponsorizimin e Vodafone Albania, ka realizuar projektin e University WiFi.

Qëllimi i projekit ka qenë ofrimi i shërbimit WiFi në 6 Universitete/Fakultete në Tiranë, ku bëjnë pjesë:
- Kampusi i Qytet Studenti
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti Ekonomik
- Universiteti i Arteve
- Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Fakulteti i Inxhinierisë Matematike&Fizike

Shërbimi ofrohet që prej muajit shkurt 2016 dhe është i vlefshëmm për të gjithë përdoruesit Vodafone dhe jo Vodafone. Platfoma e konfiguruar nga Starnet lejon dy opsione për t’u loguar:

Me SMS

1) Zgjidhni Vodafone WiFi nga lista e rrjeteve të mundshme.
2) Dërgoni një SMS me tekst wifi tek 50222 për t’u regjistruar në shërbimin Vodafone WiFi. Regjistrimi juaj quhet i suksesshëm kur ju keni marrë mbrapsht një SMS me fjalëkalimin e Vodafone WiFi.
3)Përdorni numrin tuaj si username dhe fjalëkalimin e marrë me SMS dhe më pas klikoni mbi butonin Lidhu.
Ju mund të lundroni më pas kudo në rrjetin e Vodafone WiFi pa pasur nevojë per t’u regjistruar përsëri.

Me FACEBOOK

1) Zgjidhni Vodafone WiFi nga lista e rrjeteve të mundshme.
2) Zgjidhni opsionin e lundrimit nëpërmjet Facebook.